Showbiz 21 Nëntor 2020

"Uroj që ta kem kaluar këtë dreq Covid-i para se të vijë në jetë djali", Greis Petrovic infektohet pak para lindjes

Showbiz

Ardhja në jetë e një fëmije është gjithmonë bekim, por për sipërmarrësen Greis Petroviç lajmi i shtatzënisë së dytë erdhi në një moment plot dyshime dhe frikë siç ishte karantina e parë. Mirëpo kur dashuria është më e fortë, asgjë nuk mund ta zbehë lumturinë e kësaj faze të re në jetën e një gruaje.

Në një intervistë për “RevistaWho”, ku Greis është shfaqur me barkun e rrumbullakosur në një photoshooting special dhe të guximshëm,ajo ka rrëfyer të papriturat e pritjes së ëmbël deri tek infektimi me Covid në ditët e fundit të shtatzënisë

E pyetur se cili ishte mendimi i parë kur mësoi se do të bëhej nënë për herë të dytë, ajo u shpreh "Sapo ishim izoluar kur mora vesh lajmin që do të bëhesha sërish nënë. Më pushtuan shumëllojshmëri ndenjash: gëzim, frikë se ndodheshim në një situatë të pazakontë, lumturi, por edhe pak keqardhje për Emelin, vajzën e parë,se më dukej shumë e vogël për t’iu zhvendosur vëmendja"

Greis, prej një jave ka rezultuar pozitive me Koronavirus dhe po e kalon me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke: “Uroj që ta kem kaluar këtë dreq Covid-i para se të vijë në jetë djali”,- u shpreh ajo në programin e Bieta Sulos.

Për sa i përket ardhjes në jetë djalit, themeluesja e agjencisë së modës Grace Models se i ka bërë pothuajse të gjitha gati. "Këtë radhë zura mend, i kam blerë deri në 4-5 muajsh veshjet, në mënyrë që mos të më shkojnë blerjet kot."-tregon ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor