Aktualitet 21 Nëntor 2020

”Si ka mundësi të jemi kaq gjakprishur dhe pa kod moral”; Fotot shqetësuese të viktimave nga COVID-19 kanë nxitur revoltë

Aktualitet

Aktivistja Brizida Gjikondi ka reaguar tepër e indinjuar për disa foto nga morgu i QSUT-së që janë publikuar nga disa media, ku trupat e viktimave të COVID janë të shtrirë në tokë, në pamundësi për tu vendosur në frigoriferët specifikë.

Gjikondi shkruan se këto foto skandaloze nuk duheshin publikuar kurrë dhe se duke shkelur mbi dinjitetin dhe dhimbjen e familjarëve, disa media i kanë publikuar vetëm për politikë me shpesën se opozita mund të vijnë në pushtet. Ajo akuzon drejtorin e morgut ndërsa shton se opozita nuk mund të marrë dot fitore me kauzën e COVID me shpresën se mund të ngre lapidare pushteti mbi varre të tilla.

“Kishte 3 ditë që mbështetësit e PD mburreshin nëpër rrjete me eufori dhe histeri që për punë ditësh do dilnin foto të tilla që do e rrëzonin Ramën dhe dosja kosovare e Bashes do dukej lule..Tani që vij në shtëpi dhe hap mediat sociale.. llahtarisem.. foto nga ambjente morgu?!
Po ku është lumturia këtu ..
Ku është entuziazmi..
Po si ka mundësi të jemi kaq gjakprishur dhe pa kod moral..
Po pse kështu vihet në pushtet o damlla..
Mirë drejtori i morgut si i thekur i LSI ka bërë fotoreporterin kob’zi, po ju..?!
Shqipëria dhe shteti shqiptar ka shume probleme.. por fitore me kauzën e kovidit s’ keni për të korrur kurrë, mbi varre të tilla nuk ngrihen dot lapidare pushteti.
Turp !!!”,  shkruan Gjikondi.

Më herët, në lidhje me foto e publikuara, reagoi edhe Drejtoria e Institutit të Mjekësisë Ligjore duke shprehur indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë, por kanë theksuar se në këtë situatë të mbingarkuar morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor