Ndihma e pare 20 Nëntor 2020

Tensioni i lartë i gjakut dhe koronavirusi, çfarë duhet të dini

Ndihma e pare

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë pandemisë së Koronvirusit.

Këtë e kanë treguar shembujt e shumtë që vijnë nga Kina dhe Italia, dy prej vendeve më të goditura nga pandemia.

Në rastin e Kinës, 25-50% e njerëzve që shkuan në spital me simptoma të COVID-19 vuanin nga:

Tensioni i lartë i gjakut
Kanceri
Diabeti
Sëmundjet e mushkërive


Në rastin e Italisë, 99% e njerëzve që humbën jetën si pasojë e infeksionit vuanin prej njërës prej sëmundjeve të lartpërmendura.

Më specifkisht, 76% e tyre vuanin nga tensioni i lartë i gjakut.

Studimet e deritanishme tregojnë se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të predispozuar të:

Infektohen me Covid-19
Të kenë simptoma të rënda
Të humbasin jetën si pasojë e infeksionit.

Sistemi i dobësuar imunitar është një prej arsyeve përse njerëzit me tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera shëndetësore përballen me një rrezik më të lartë.

Imuniteti i njeriut mund të dobësohet si pasojë e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.

Një teori tjetër që po qarkullon në mesin e shkencëtarëve është se ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut, e rrisin rrezikun e infeksionit me COVID-19.

Kjo teori mbështetet tek fakti që medikamente të caktuar rrisin në organizëm praninë e enzimës ACE2.

Kur virusi futet në organizëm, ka nevojë për këtë enzimë që të pushtojë dhe infektojë qelizat. Deri më tani, Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës i qëndrojnë këshillës se pacientët nuk duhet të ndërpresin ilaçet e tensionit sipas këshillës së mjekut. Në të kundërt, rreziku i atakut në zemër apo ishemisë do të rritet ndjeshëm, duke nxitur nevojën për tu shtruar në spital në këto kushte aspak të favorshme për shëndetësinë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor