Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ashtu si rrobat dhe këpucët që mund të ndihmojnë në zgjatjen e shtatit tonë, prerja e flokëve mund të na ndihmojë të "na bëjë" më të gjatë. Sidoqoftë, gjetja e një prerje flokësh të përshtatshme për tiparet, gjatësinë, shijen personale dhe llojin e flokëve nuk është detyrë e lehtë, veçanërisht për gratë e imëta.
Modeli bob: ka qenë një trend i qëndrueshëm për disa kohë, dhe ai ende mbetet jashtëzakonisht popullor. Është një prerje mbi shpatulla dhe është më e shkurtër në qafë dhe më e gjatë në pjesën e përparme. Ndihmon në zbutjen e tipareve, kështu që është perfekte për gratë me një fytyrë katrore.
Modeli Pixie: Vajzat mund të bëjnë prerjen pixie me balluke. Ky stil është ideal për gratë e shkurtra me tipare të mprehta ose të zgjatura pasi lënia e qafës hapur mund t’i ndihmojë ato të duken më të gjata.
Modeli Lob: Nëse ju, si një grua e imët, keni një fytyrë të rrumbullakët, kjo është prerja e përsosur e flokëve. Lobi ose bob i gjatë mund t'ju japin një nuancë autenticiteti dhe freskie.
Modeli Mullet: Një stil tjetër që ka bërë një rikthim nga vitet 1990. Kjo prerje, më e shkurtër në pjesën e përparme dhe më e gjatë në pjesën e pasme, është një prerje origjinale dhe e “rrezikshme” që do t'ju ndihmojë të dukeni më të gjatë. Ai gjithashtu transformon pamjen tuaj në një pamje të lumtur, të freskët. A do të guxonit të provonit këtë prerje?
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...