Tendencat e fundit te modes 13 Nëntor 2020

ZONJUSHA e jakave, Xhoia Dumi kthen në trend modën e salloneve angleze

Tendencat e fundit te modes

Në qoftë se deri pak pak vitesh vajzat me stil i shihje kryesisht në TV apo pasarelat e kohës, sot Instagrami, aplikacioni aq shumë i përdorur në të gjithë botën, është kthyer në një dritare të re e kultivimit të së bukurës. Në lëmin e dhjetëra profileve që m'u shfaqën para syve, ku titujt e vetëshpallur blogger-e apo influencer, dukej se ishin emëruesi i përbashkët, Xhoia Dumi ishte ajo që më tërhoqi menjëherë vëmendjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @xhoia_dumi

Ndoshta sepse emri i saj s'është i panjohur për mua, ashtu si për dhe teleshikuesit që e njohin si "Shopping Queen-i" i parë shqiptar, por mbi të gjitha sepse profili i saj më solli një aromë ndryshe, një aromë à la française.

 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @xhoia_dumi

Stili i Xhoias ku ndërthuren elementët vintage, prerjet atipike, kapelat dhe çantat në të gjitha ngjyrat e ylberit kanë sharm parizien brenda, e megjithatë tek ajo u dashurova pasi një detaji tejet të veçantë: jakat viktoriane.

Jaka viktoriane, njohur ndryshe si jaka elizabetiane, u përdor fillimisht si një tregues i prestigjit dhe statusit shoqëror gjatë shekullit të 16-të, për t'u shndërruar më pas në një nga elementët më  ientifikues të modës së damave angleze deri në fund të shekullit të 17-të. Por ajo është kthyer sërish në modë dhe Xhoia duket se e ka përqafuar qëkur ishte vajzë e vogël.

Ishte pikërisht kjo foto e saj fëmijë, që më bëri të rrëmoj më shumë dhe të zbuloj që jaka mbizotëron në gardërobën stilin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @xhoia_dumi

Përveç prerjeve të ndryshme Xhoia luan edhe me materialet e jakave viktoriane si tyli, pambuku dhe mëndafshi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @xhoia_dumi

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @xhoia_dumi

Larmia e cohave duket akoma më bukur dhe stylish falë gërshetimit të ornamenteve siç janë qëndismat, detajet e të çarave, palat e vogla, apo edhe punimet fine të dantellës. Për më tepër hidhuni një sy fotografive të mëposhtme dhe frymëzohuni për outfit-in e radhës./Nga BELA KADIU

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @xhoia_dumi

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @xhoia_dumi

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @xhoia_dumi

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor