Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Kjo është një recetë integrale dhe është realizuar nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
PËRBËRËSIT PËR TAVË DREJTKËNDËSHE 30X10 CM:
180g miell i bardhë ● 100g miell integral ● 2 lugë kafeje sodë buke ● 1 lugë kafeje kripë ● 200g kos i bardhë ● 200ml qumësht ● 20g sheqer kaf ● 40g mjaltë ● 120g rrush i thatë ● 120g arra të grira me dorë në thërrime jo shumë të vogla ● 40g fara kungulli të qëruara ● 30g fara susami ● 30g fara lini ● 1 lugë gjelle rozmarinë e freskët e grirë imët në moment (sipas dëshirës)
PËRGATITJA: Ndezim furrën me 180°.
1.Vëmë rrushin e thatë në një tas dhe e mbulojmë me ujë të nxehtë për ta hidratuar për 10 minuta.
2.Në një tas tjetër përziejmë: kosin, qumështin, sheqerin dhe mjaltin. I lëmë mënjanë.
3.Në një tas tjetër përziejmë me lugë druri miellrat, sodën, të cilën e kemi hedhur nëpërmjet një site dhe kripën. Shtojmë arrat e thërrmuara, farat e kungullit, të linit dhe të susamit. Në fund shtojmë rozmarinën dhe rrushin të kulluar nga uji dhe të shtrydhur mirë me dorë.
4.Shtojmë përzierjen e kosit me përbërësit e tjerë te tasi ku kemi përzier miellrat dhe i përziejmë me lugë druri me shpejtësi, sepse soda e bukës hyn në veprim menjëherë kur bie në kontakt me lëngjet. Hedhim brumin në tavë të lyer më parë me gjalpë e miell ose letër furre dhe e pjekim në furrë për 40/50 minuta. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe kur ajo të dalë e pastër buka është gati. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe tani është gati për t’u konsumuar. Është shumë e mirë me reçelra, mjaltë, rikota, etj. Nëse dëshironi feta buke më krokante, mund ta konsumojmë edhe ndryshe: bukën e pjekur dhe të ftohur më parë në temperature ambienti e mbështjellim me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer të ftohet për një orë ose dhe më shumë, pasi duhet të jetë shumë e ftohtë për ta ndarë në feta të holla me trashësi 5mm. Ndezim furrën me 200° dhe fetat e bukës të prera hollë i vëmë të theken për 5 minuta nga të dyja anët. Bëjmë kujdes të mos digjen, i nxjerrim nga furra kur të jenë akoma të buta pasi ato thahen më pas kur të ftohen. I hamë kështu siç janë, ose të shoqëruara me rikota të përzier me pak vaj ulliri e rigon ose piper, me gjalpë e kripë dhe pse jo, edhe me pak marmelatë.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...