Make up 6 Nëntor 2020

Nëse doni të mos dukeni si për Karnevale, shmangni një herë e mirë këto 3 gjëra kur bëni tualet

Make up

Nuk ka rëndësi nëse jeni dashamirëse të makeup-it apo jo, vjen një moment që të gjithave na duhet të përdorim krem pudër, buzëkuq dhe rimel. Por a jeni vërtetë të sigurta që dini të trukoheni mirë dhe jo si palace cirku?

Më poshtë Living ka renditur katër gabimet më të shpeshta gjatë makeup-it që bëjmë të gjitha, si dhe ju ftojmë t’i korrigjoni sa më parë, nëse nuk doni t’ju shenjojnë të gjithë me gisht.

1.Nuk pastroni kurrë furçat e makeup-it: Përdorimi i furçave të ndotura për një kohë të gjatë është shkaktari kryesor për shfaqjen e akneve dhe vatrave të ndryshme bakteriale në sipërfaqen e lëkurës. Gjithashtu bën që grimi juaj të mos jetë uniform dhe i freskët.

2.Nuk aplikoni krem pudër në pjesën e qafës dhe bustit: Fondotinta ose kremi pundër është një ndër ato produkte që nuk mungon kurrë në çantën e kozmetikës së një gruaje apo vajze. Por një ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë me të është që lyejmë gjithë fytyrën dhe jo qafën. Dhe nëse ngjyra e kremit që keni zgjedhur është disa herë më e errët apo e zbardhur nga toni natyral i lëkurës, kjo gjë që do të bëjë që të dukeni keq. Prandaj herës tjetër mos harroni të aplikoni fondotintë edhe tek qafa, busti, por edhe veshët.

3.Konturoni vetullat më shumë nga ç’duhet: Të kujdesesh për vetullat nuk nënkupton vetëm t’i hiqni apo hidratoni, por edhe t’i konturoni në mënyrë që grimi të duket sa më uniform. Mirëpo nëse zgjidhni një laps më të errët nga ngjyra natyrale e vetullave, ose i lyeni më shumë nga ç’duhet, do të dukeni keq. Kjo vlen edhe për vetullat tatuazh, kujdes kur bëni zgjedhjen e ngjyrës së tyre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor