Turizmi historiko-kulturor 6 Shkurt 2014

Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit”

Turizmi historiko-kulturor

Në lindje të qytetit Berat, afërsisht 20-30 km, ngrihet madhështor mali i Tomorrit. Në këtë mal ndodhet Parku Kombëtar i Tomorrit me një sipërfaqe rreth 4000 ha.

Vend i përshtatshëm për kampingje, pelegrinazhe, trekking etj,. 

Faqja perëndimore e këtij mali është pjesa më e pyllëzuar. Parku kufizohet nga lindja me kufirin verior të Tomorrit dhe nga perëndimi me rrugën automobilistike Berat – Skrapar. 

Në të ndodhet edhe pika më e lartë 2415.7 m mbi detin. 

Tipike të këtij mali janë pyjet e Ahut, të cilët takohen kryesisht në lartësitë 1000 -1200 m mbi nivelin e detit dhe pyjet e Rrobullit në lartësitë mbi 1600 m. Tipikë janë pyjet e përzierë ah me rrobull si në Gur të Kuq dhe Zedan. 

Në terrene e pjesë pylli, takohet më shpesh ariu i murrmë. Në afërsi të fshatrave ujku, dhelpra, kunadhja, baldosa; në rrethinat e pyllit dhe afër tokave bujqësore derri i egër, lepuri i egër; në majat e shkëmbinjve gjenden kope me dhi të egra.

Në brendësi të parkut takohen: nuselala, ketri, lloje të ndryshëm zvarranikësh (gjarpërinj, nepërka, hardhuca, etj); në rrjedhjet e pellgjeve ujorë mund të shihen lloje të ndryshëm insektesh ujorë e pilivesa, flutura. 

Shpendët përfaqësohen nga disa lloje shqiponjash, rrëmbyesit e tjerë të ditës e të natës, disa lloje qukapikësh, pëllumbi i egër; gjeli i egër, i cili është i rrezikuar; mëllenja, thëllëza e malit, shapka, shkurta, etj. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor