Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Nga: Xhoia Dumi
Moda është pjesë e përditshmërisë tonë. Trendet e fundit në veshje në make-up, këpucë, flokë, etj tashmë mund t’i gjeni kudo!
Të flasësh për blogeret e njohura, apo të bësh dhe artikuj, në portalet tona është bërë diçka normale pasi shumë vajza të reja i shohin ato si një model për t’u ndjekur dhe për t’u informuar për të rejat e fundit në fusha të ndryshme.
Këtë herë vendosa të "hedh sytë" nga një pjesë e modës e cila nuk preket shumë, por është njësoj e rëndësishme dhe e bukur: moda e hixhabit!
Nike, kompania e njohur e veshjeve sportive amerikane, kohët e fundit prezantoi një hixhab sportiv. Reagimi ndaj kësaj risia ka qenë i përzier: Ka nga ata që po duartrokasin dhe ka nga ata që e kundërshtojnë. Nike, në fakt, nuk është marka e parë që ka sjellë një koleksion me hixhab. Mendimi se gratë myslimane janë indiferente ndaj modës është shumë i gabuar! Asgjë nuk mund të jetë më larg së vërtetës se sa ky mendim.
Studime të ndryshme tregojnë se moda islamike është një industri e cila po zhvillohet shumë shpejt.
Kjo rritje ka pasur polemikat e saj: Shumë stilistë përdorin termin "islamik" për veshjen e tyre. Konservatorët fetarë dhe studiuesit myslimanë kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me llojet e veshjeve që i përshtaten dhe nëse përcaktimi i veshjeve si "islamike" është i ligjshëm ose jo nga parimet islamike.
Pavarësisht mendimeve të ndryshme të studimeve apo njerëzve një gjë është e sigurt që moda dhe risia që sjellin vajzat myslimane me veshjet e tyre është për të patur zili! Më poshtë mund të njiheni me disa vajza shqiptare të cilat në rrjetet sociale ndajnë me ndjekësit veshjet e përditshmërisë dhe kombinime të ndryshme:
Në instagramin e saj shohim veshje me ngjyra të koordinuara (color coordinating), dhe minimaliste. Stili i Najanës bazohet në ngjyrat pastel dhe ngjyrat e tokës.
Herë pas herë kombinimet janë dhe me dizajne të ndryshme si kuadratet apo copat me lule.
Kur hap instagramin e Najanës futesh në një botë të ëmbël ngjyrash.
Një stil tradicional i ndërthurur me modernen dhe avant-garde! Detaji që më tërhoqi vëmendjen tek Fatimja ishin aksesorët të cilat ajo herë pas here i vendos sipër hixhabit, të tilla si kapelet,karficat apo dy copa të ndryshme të cilat bëjnë diferencën.
Vendosja e hixhabit të nxjerr në pah fytyrën dhe tiparet, prandaj dhe Fatimja shpesh herë eksperimenton me makeup-e të ndryshme dhe gjithnjë perfekte!
Ngjyrat e ndezura dhe në ditët e ftohta janë më të bukurat dhe Fatjonës nuk i mungojnë asnjëherë. Veshjet e saj janë të verdha, portokalli, të kuqe, gri, të zeza por gjithmonë më tonalitete të forta ose të kombinuar me dizajne të ndryshme.
Fatjona ka një stil i cili anon nga klasikja dhe këtë e vë re në detajet e fustaneve të cilët janë me copa mëndafshi,gura të qëndisur dhe prerje elegante.
Fotografitë e Suedës janë minimaliste, të pastra në mënyrë të tillë që vëmendja t’i lihet veshjesh e cila nuk kalon asnjëherë ma u vënë re.
Stili i Suedës është një miks midis sportives dhe modernes të dyja të kombinuara me hixhabin e saj i cili stilohet gjithmonë në një mënyrë ndryshe.
Dora e arkitektes vihet re menjëherë sapo shikon feed-in e instagramit të Suedës!
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...