Pjata kryesore
KOHA E PËRGATITJES - 20 minuta
KOHA E PJEKJES - 10/15 minuta
PUSHIMI I BRUMIT – 1 orë
PËRBËRËSIT PËR BRUMIN - për 1 picë
250 g miell
1/2 lugë e vogël kripë
150 ml ujë i vakët
50 ml vaj ulliri
NA DUHEN GJITHASHTU:
2 qepë të bardha të mëdha
120 g pançetë e tymosur
20 g gjalpë
100 g djathë i bardhë kremoz -
Philadelphia ose diçka e ngjashme
100 ml pana
arrë moskat, kripë e piper
2 lugë vaj ulliri
PËRGATITJA:
1. Përgatitim brumin në një tas ose në robot. Përziejmë miellin, kripën, vajin dhe ujin. E punojmë për pak minuta derisa të bëhet elastik dhe më pas e lëmë të pushojë për 1 orë në një tas të mbuluar me plastmasë kuzhine, në temperature ambienti.
2. Ndezim furrën në temperaturën 270° C.
3. Presim qepët e qëruara në rrota shumë të holla dhe në një tigan në flakë të ulët, i skuqim me gjalpë derisa të zbuten, por jo të marrin ngjyrë. Heqim qepën dhe skuqim pançetën për 3-4 minuta.
4. Në një tas, përziejmë djathin me panën, e rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat.
5. Mbi letrën e furrës, me petës e miell hapim brumin me trashësi 2 mm. E vëmë në tavë bashkë me letrën dhe e lyejmë me kremin e panës me djathë. Më pas, shpërndajmë sipër qepët dhe pançetën dhe e spërkatim të gjithën me 2 lugë vaj ulliri. E pjekim për rreth 10 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lartë e poshtë.