Aktualitet 29 Tetor 2020

Një festë Halloweeni në shtëpi; Ja si të krijoni zbukurimet të thjeshta por me temën e festës për fëmijët tuaj

Aktualitet

Nga Gentian Minga | Fotografia: Armand Habazaj

Plot ide për një nga festat më të dashura të viteve të fundit, sidomos për fëmijët. Njëra zgjedhje është për Hallouin “të frikshëm” e “të errët”, ku dekori bazohet në ngjyra si e kuqja, e zeza dhe e bardha, teksa menyja është e mbushur me gishta “të prerë” e një sy ciklopi si pjatë kryesore. Zgjedhja tjetër, është për ata që duan diçka më të ëmbël, ku si motiv për dekorin dhe menynë, na ka shërbyer kungulli me simbolikën që ai përfaqëson për vjeshtën në përgjithësi dhe këtë festë në veçanti. Ngjyrat bazë në dekor janë e verdha, jeshilja e portokallia, teksa në tryezë lëng portokalli dhe banane në formë fantazmash... Cilin variant do të zgjidhnit ju?

Kungujt prej letre janë të thjeshtë dhe bëhen shpejt.

Letra ne ngjyre portokalli priten ne shirita dhe kapen ne menyre te tille qe te imitojne kungullin.

Me pas, me nje leter ne ngjyre jeshile sajojme gjethet dhe bishtin e kungullit.

Bananet në formë fantazmash

Hallouini realizohen lehte. Qerohen bananet, priten ne mes dhe me ane te kokrrave te cokollates krijojme syte e gojen.

Tullumbacet: zgjidhen pa dekor, sepse kombinimi i ngjyres jeshile dhe portokalli te tyre do mjaftonte per te krijuar nje efekt te kendshem vizual. Jo me kot jane zgjedhur keto dy ngjyra, pasi njesoj si te lengu i portokallit, jemi perpjekur t’u pershtatemi dy nuancave baze te kungullit.

Lëngu i portokallit shërbehet në gota te cilat i kemi dekoruar me heret me mimikat e kungujve te Hallouinit. Kallamat duhet te jene nengjyre jeshile, si per te imituar bishtin e kungullit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor