Aktualitet 28 Tetor 2020

Kur do të mbarojnë punimet e sheshit “Shqiponja” dhe si do të menaxhohet trafiku; Flet zv. drejtori i ARRSH

Aktualitet

Problematikat e trafikut këto ditë vijnë nga bllokimi i sheshit “shqiponja” i cili sipas zv. drejtort të ARRSH do të zgjasin rreth 4 muaj.

Në një intervistë për Fax News ai ka shpjeguar se si do procedohet këto kohë duke pranuar ndërlikimet që sjell ky devijim rruge.

“Problemi ekziston nuk mund ta fshehim, është pjesa më problematike e projektit të Unazës për sa i përket menaxhimit të trafikut. Në planin e menaxhimit të trafikut që ne kemi aplikuar dhe është aktualisht në zbatim, problemi më i madh është në hyrje të Tiranës se sa në dalje. Pjesa hyrëse që shkon drejt Zogut të Zi është pjesa më problematike, pikërisht këtu është dhe segmenti ku shkaktohet trafiku pasi për të dalë te rruga Dritan Hoxha, duhet të kalohet përmes një rruge të ngushtë në hyrje të Fushës së Aviacionit. Ne mendojmë se këto punime do të zgjasin diku tek 4 muaj. Me kontraktorin kemi folur dhe kemi rënë dakord të vijojë puna 24 orë me tre turne dhe pse kushtet nuk janë shumë të favorshme për t’i shkurtuar këto afate. Kemi të bëjmë me një sezon shirash dhe aty ka ujëra nëntokësor, aktualisht janë vendosur 6 pompa për të hequr ujërat në mënyrë që mos të rrezikohet dhe stafi i punonjësve të firmës. Mendojmë se me këtë ritëm mund t’i kapim afatet për pjesën e qendrës dhe më pas do të vijohet me tunelet nëntokësorë”.– u shpreh Koka.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor