Aktualitet 28 Tetor 2020

Ekskluzivisht në Tring; Ja kur rikthehet seriali “Rejan”, për të gjithë fansat

Aktualitet

7 nëntor! Mbajeni mend këtë datë!

 Pikërisht kështu, sepse fillon sezoni i tretë i fenomenit “Rejan.” Në një transmetim thuajse të njëkohshëm me atë në Turqi, çdo të shtunë dhe të diel ora 20:00 në 3Plus, vijnë si premierë ekskluzive në Shqipëri, episodet e shumëpritura dhe të shumë kërkuara nga ju, nga fansat e panumërt të këtij seriali.

Fundjavat sjellin sërish historinë e dashurisë e urrejtjes që magjepsi botën, produksionin e rekordeve të padiskutueshme, fitues të dhjetra çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, serialin e shndërruar në trend e objekt diskutimi.


E dini se Rejan aktualisht mban edhe një tjetër rekord, atë të serialit turk që po transmetohet në më shumë shtete të botës. Dhe janë më shumë se 100 shtete nga e gjithë bota që i kanë blerë të drejtat e transmetimit të tij. Ndërkohë që ditët e fundit janë plot 3 milionë abonentët që ndjekin faqen zyrtare të serialit në Youtube.


Sezoni i tretë vjen me surpriza, ngjarje të reja, personazhe të panjohur, por edhe me ata të dy, me dy protagonistët, historia e dashurisë së të cilëve tronditi e mallëngjeu këdo e që lindi si një përrallë e bukur në mesin e urrejtjes së skajshme.

Mirani dhe Rejani tanimë kanë zbuluar disa sekrete për të shkuarën dhe identitetin e tyre, por mungojnë ende copëzat më të rëndësishme për të plotësuar mozaikun e vështirë e të ndërlikuar të jetës së familjeve Shadollu dhe Asllanbej.


A do të munden ata të dy të përballen me të tjera sfida e peripeci në emër të dashurisë? Si do të vijojë lufta tashmë e shpallur mes dy familjeve në Mardinin historik? E mbi të gjitha, a do të dalin në dritë të vërtetat e fshehura me ngulm për vite me radhë? Pyetje këto që do të marrin përgjigje shumë shpejt, pasi pritjes i erdhi fundi.

Nga data 7 nëntor, të shtunën dhe të dielën, ora 20:00, vjen premierë sezoni i tretë i Rejan. Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk munden ta ndjekin premierën, kemi menduar sërish ne, çdo mbrëmje nga e hëna në të premte, ora 20:00, po në 3Plus, do t`i ndiqni të pesta seritë.

Kërkesat tuaja të panumërta u konkretizuan, tanimë është radha juaj ta ndiqni serialin aq të dashur vetëm në platformën Tring!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor