Aktualitet 27 Tetor 2020

Maska nuk ka efekt; Epidemiologu flet për situatën e virusit në Shqipëri dhe nëse duhet një izolim i dytë apo jo

Aktualitet

Në një intervistë për abc.news epidemiologu Ilir Alihmehmeti ka folur rreth situatës që gjendemi, rregullave, vaksinës së gripit dhe a do të ketë një izolim të dytë.

“Ky diskutim ka të bëjë edhe me gjëra të tjera, me ekonominë. Rënia e ekonomisë shkakton më tepër vdekje se një sëmundje e virusit. Unë si mjek llogaris edhe shëndetin publik. Faktori socio-ekonomik është faktor kryesor. Kjo do mbajtur me seriozitet në konsideratë. Nëse ata bëjnë llogari që të kenë humbje vendesh pune X, ajo përkthehet direkt në shëndet. Një vit jetë i humbur i një pensionisti nuk është njëlloj si e një të riu. Nga pikëpamja kosto e efikasitetit, daljet janë të gjithë te të rinjtë jo te të vjetrit. Po të më pyesësh mua si Ilir, ai nuk është një sektor aq i rëndësishëm, nga krahu tjetër ai është vital për ata që punojnë aty. Për atë që ka restorant ai humb gjithçka. Është diskutim që duhet ta bëjnë qeveritë.”

Arsyeja pse mbajtja e maskave me detyrim nuk ka shumë rezultat është kjo:

“Pritet që nuk do të kishte efekt. Nuk është maska që të shpëton, se ti mund ta kesh gjithë ditën me maskë, por fakti që kemi gjysmën e transmetimeve në shtëpi dhe 40% në administratë, ku maska ka qenë e detyrueshme që në korrik, ndërsa në rrugë nuk ka risk. Edhe sikur të kishte një efekt maska, duheshin mjekësore. Po të bësh një xhiro në Tiranë % e atyre që kanë maskë mjekësor të mbajtur mirë është shumë e vogël.”

Përsa i përket vaksinës së gripit dhe nëse ajo është e detyrueshme apo jo ai ka këtë mendim:

“Sivjet rastet me grip do të jenë më të pakta se vitin e kaluar, se të gjithë gripet do të klasifikohen si covid, kjo ka ndodhur në SHBA. Gripi nuk është shumë specifik në shenja. Duke qenë se të gjithë kanë covid-in në mes, nuk e mendon njeri gripin. Ditë e parë me temperaturë jepen antibiotikët, është gabim i madh, sepse mungojnë protokollet zyrtare për mjekun e familjes, nuk i ka dhënë kurrë ministria e Shëndetësisë. Gripi do të bjerë, mundësia për t’i marrë të dyja njëkohësisht ekziston, risku për ata që i kanë të dyja njëkohësisht është më i lartë, dhe personat që do të jenë të vaksinuar kundër gripit kanë ecuri më të mirë edhe ndaj covid-it. Ideja është 65-vjeç e sipër vaksinë të gjithëve kundër gripit. Tani nuk ka detyrim, nuk është e detyrueshme, ka qenë e ndikuar fort gjithmonë për këto mosha. Është e këshilluar. Nuk jam pro që të jetë me detyrim, por ka rekomandim të fortë, që ndihmon nuk ka dyshim.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor