Showbiz 27 Tetor 2020

“Pjestarët e familjes mbretërore Shqiptare bëhet prindër për herë të parë”; Mediat e huaja flasin për ardhjen në jetë të princeshës Geraldinë

Showbiz

Në 22 tetor burime për “Revistën Who”  bëri të ditur se pritjes së ëmbël i kish ardhur fundi. Princesha Elia solli në jetë vajzën e saj të parë, emir I së cilës është Geraldinë njësj si stërgjyshja e saj.

Për këtë lajm të bukur kanë folur dhe mediat e huaja si Daily Mail.

“Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha e Kurorës Elia kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të parë, një vajzë të quajtur Geraldinë. Shqipëria nuk ka pasur monarki për shumë vite, por ajo ka mirëpritur një foshnjë mbretërore!

Familja Mbretërore Shqiptare njoftoi lindjen e Lartësisë së saj Mbretërore, princeshës Geraldinë në 22 tetor 2020. Princesha është fëmija i parë i Princit të Kurorës, Leka dhe gruas së tij, Princeshës së Kurorës Elia. Ajo lindi në orën 9.30 të mëngjesit në Maternitetin “Nëna Geraldinë” në Tiranë, Shqipëri. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Princesha Geraldinë mori emrin e stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë, e cila ndërroi jetë më 22 tetor të vitit 2002”, shkruhet në artikullin e Daily Mail.

Gjithashtu lajmërimin zyrtar për ardhjen në jetë të princeshës së vogël e ka bërë dhe vet princi Leka.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor