Showbiz 26 Tetor 2020

Surprizë e bukur, filmi shqiptar pjesë e nominimeve OSCAR

Showbiz

Filmi “Derë e hapur” me regji të Florenc Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”. Këtë lajm e ka bërë të ditur Jonida Vokshi me anë të një postimi në Instagram.



“Derë e hapur’ do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi.“, - ka shkruar Jonida në postimin e saj.

“Derë e hapur” ose “Open Door” ka rezultuar si një nga prodhimet kinemtaografike shqiptare më të suksesshme të viteve të fundit. Filmi ka rrugëtuar drejt Kanës dhe ka marrë pjesë në disa nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë. Në “Derë e hapur” luajnë disa nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Guljelm Radoja, Lutfi Hoxha dhe Sotiraq Bratko.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor