Femijet 26 Tetor 2020

Gjithçka nis nga familja, 4 sekretet e Edi Gogut për të rritur djem të sjellshëm dhe të zotë (Pjesa e dytë)

Femijet

Pjesën e parë të shkrimit mund ta lexoni këtu 

Nga EDI GOGU

Shikoni përtej zhurmës dhe rrëmujës së tyre

Një nënë e pesë djemve thotë: kur djemtë bëjnë aq rrëmujë sa nuk kam ku të shkel u them “ sa pastër e mbani tavanin”. Rrëmuja do të marrë fund një ditë dhe punët mund të presin edhe ca, por djemtë nuk do t’i harrojnë kurrë lojërat dhe qejfin që keni bërë bashkë.

Jetoni për të krijuar kujtime të bukura. Lërini të luajnë jashtë,  t’i bëjnë rrobat pis, sepse mbas një shkume me sapun çdo gjë do të jetë si më parë. Edhe kur të rriten dhe të jenë adoleshentë rrini me ta, dëgjoni muzikën e tyre, luani lojërat e tyre, lexoni librat e tyre.

Ata do ta vlerësojnë këtë. Mësojuni modele prindërimi nëpërmjet prindërimit tuaj.

Ata kanë nevojë për ju, nuk janë të interesuar as për lodra, as për rroba firmato. Ju duan juve dhe kanë nevojë për inkurajimin tuaj në jetën e tyre. 

Djemtë që nga mosha 3 vjeçare dëshirojnë që të ndihen të dashur e të vlerësuar ndaj kuptoni nevojat e tyre. Ata e kuptojnë mjaft mirë kur mami dhe babi janë të kënaqur me ta. Përveçse t’i kuptojmë ne duhet t’i përmbushim nevojat e djemve tanë. Ne u flasim atyre pareshtur, por nuk u japim mundësinë të dëgjojmë zërin e tyre. Dëgjojini pa i ndërprerë dhe pa kritikuar. Atyre u nevojitet më shumë kojë që ju t’i dëgjoni sesa t’i kritikoni.

Vlerësoni më shumë përpjekjet sesa talentet e tyre.

Mos u vini nofka djemve, pasi ato i shkatërrojnë ata.

Duajini, përqafojini dhe qëndrojuni pranë djemve, ata kanë nevojë për këtë gjë.

Djemve u nevojitet kohë mes tyre dhe baballarëve, që përkthehet babi më do dhe unë jam burrë si ai. Duke ndenjur me babin ai mëson shumë gjëra për jetën, marrëdhëniet më të tjerët etj.

Djemve u nevojitet të gjejnë identitetin e tyre dhe këtë rol nuk mund ta përmbushë askush tjetër më mirë se vetë prindërit e tij.

Mësojuni djemve vlerat mashkullore. Një ditë ata do të jenë bashkëshortë dhe baballarë. Këtë shembull ata do ta marrin së pari nga babai i tyre dhe nga jeta e përditshme e familjes. Djemtë në pubertet dhe adoleshencë ndihen të humbur, të frikësuar, nën presion, ndihen të pakuptuar, nuk e dinë se kush janë dhe përgjegjësia e të ardhmes i tremb.

Mama, kujdes edhe me djemtë. Djemtë mësojnë një kod moral që në vogëli, për shembull të mos godasin shokët në kopsht, ose të mos u bërtasin më të rriturve dhe këtë gjë ata do ta reflektojnë edhe kur të rriten. Djemve u nevojitet ndihmë për t’i mbajtur mend këto gjëra. Vendosini rregulla për sjelljen, përdorimin e fjalorit, televizorit, lojërave, orar për përfshirjen në punët e shtëpisë, respektin dhe vlerësimin ndaj mamasë, motrës, shoqeve.

Kur një djali i mungojnë rregullat ai ndihet i humbur. Djemtë influencohen më lehtë nga kompjuterët, lojërat elektronike kështu që mos lejoni kompjuter në dhomat e gjumit të tyre. Ata do të ndikohen nga shumë gjëra, por ju mund të kontrolloni së çfarë hyn në shtëpinë tuaj. Rritini djemtë tuaj me vlera si guximi në jetë, ndershmëria, kujdesi për të tjerët, besnikëria, përkushtimi. Këto vlera do ta ndihmojnë kur të ecë në jetë dhe të zgjedhë bashkëshorten, të fitojnë një vend pune e të jetë kreu i familjes së vet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor