Aktualitet 25 Tetor 2020

Nga sot do të flini 1 orë më shumë; Por do të jetë kjo hera e fundit që do të ndryshojë ora?

Aktualitet

Mesnatën e 25 tetorit ora do të ndryshojë, pasi akrepat do të lëvizin një orë para. Kjo do të thotë që të gjithë do të keni mundësinë për të fjetur një orë më shumë, por edhe do të errësohet më herët.

Kjo do jetë me shumë mundësi hera e fundit që ndryshon ora. Prilli i 2021-shit do të vendosë se ç`do të bëhet me temën e shumëdiskutuar të ndryshimit të orës dy herë në vit, që do të shënojë fundit e ndryshimit të orës, në fuqi për 54 vjet.

Parlamenti i Brukselit vendosi në gusht të 2018-ës për heqjen e detyrimit për të ndryshuar orën duke i lënë vendet të lira të vendosin për ritmin e tyre.

Ndryshimi i orës nuk vjen pa ndryshime edhe në fizikun e njeriut dhe bioritmin. Ndikim ka tek të rriturit, por edhe tek fëmijët. Ndaj psikologët kanë sugjeruar prej javësh që të fillohet parapërgatitja për orën e re dhe të ambientuarit me të avash-avash disa ditë para ndryshimit.

Pse ndryshohet ora?

Qëllimi i orës së verës që nga prezantimi i tij, në fakt, është të lejojë kursimin e energjisë falë përdorimit më të vogël të ndriçimit elektrik. Terna, kompania përgjegjëse në Itali për menaxhimin e rrjetit energjetik, vlerëson kursimet e lejuara nga miratimi i orës  së verës: në periudhën midis viteve 2004 dhe 2012 ajo tejkaloi 6 miliard kilovat orë me një kosto më të ulët prej 900 milionë euro.

/TiranaPost

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor