Showbiz 24 Tetor 2020

E njohu jashtë dyerve të komisariatit, gazetarja shqiptare merr propozimin live në emision

Showbiz

Dje në emisionin "Rudina" ishin të ftuar për të folur për lidhjen e tyre të dashurisë spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha. Në daljen e tyre të parë publike, Fabiola dhe Indriti, që rastësisht kanë edhe të njëjtin mbiemër, zbuluan se janë njohur në 2015-n, në periudhën e protestave të PD-së.  Në një nga ato protestat  Indriti, pjesëmarrës në protestë, shoqërohet nga policia së bashku me shumë figura dhe deputetë të PD-së në Komisariatin Nr 1. Fabiola, asokohe gazetare terreni, ishte në pritje të deklaratave në komisariat. Pas disa orësh pritjeje, Indriti doli dhe e pa, e nga ai moment nuk i nda më.

Por edhe pse kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre prej 3 vitesh, por ende nuk i kishte ardhur asnjë propozim për martesë deri dje momentin që Indriti e mori të vallëzoje mes studios së Rudinës dhe u ul në gjunjë me një unazë në dorë. Fabiola është emocionuar shumë dhe e ka përqafuar atë. Ajo u shpreh se nuk e ka pritur që kjo gjë të ndodhte dhe se ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor