Femijet 24 Tetor 2020

Gjithçka nis nga familja, 4 sekretet e Edi Gogut për të rritur djem të sjellshëm dhe të zotë

Femijet

Nga EDI GOGU

Mamatë e djemve e dinë shumë mirë që ata janë të zhurmshëm, aktivë, të lëvizshëm dhe pëlqejnë gjërat e rrezikshme që sipas tyre janë “gallatë”.
Djemtë në shoqërinë tonë rriten me idenë që ata janë qendra e botës dhe ushqehen nga media me figurat e super heronjve që duhet të shpëtojnë qytetin apo njerëzimin nga e keqja.
Për këtë gjë ata duhet të mposhtin armikun.

1.Kujdes me sjelljet agresive tek djemtë

Ndërsa ne shqetësohemi nga lojërat me armë, djemtë besojnë se janë duke shpëtuar botën. Shumë prindër (unë përfshirë) nuk u blejnë revole apo pushkë djemve dhe ata do të gjejnë një lodër që ta bëjnë si shpatë dhe të mbrojnë familjen nga të këqijtë. Lërini djemtë të luajnë lojërat që zhvillojnë imagjinatën e tyre, por monitoroni sjelljen e tyre; duan t’i bëjnë keq dikujt, si reagojnë me shokët, motrat e vëllezërit e tyre ? Mësojuni djemve të marrin në konsideratë ndjenjat dhe ndjesitë e të tjerëve me të cilët janë të përfshirë në lojë dhe të pranojnë që të tjerët t’u thonë jo dhe ata vetë të thonë jo, nëse nuk duan të përfshihen në një lojë.

Mos i lejoni djemtë të shohin lloj-lloj filmash të cilët çorodisin fëmijët. Nëse u lini tërë pasditen telekomandën në dorë, mos u çudisni që të kenë shqetësime me gjumin natën. Kujdes me kohën që i lini të përdorin telefonin, iPad-in apo kompjuterin, kujdes me zgjedhjen e lojërave apo të aplikacioneve që duan të kenë në përdorim, kujdes me platformat online ( në shumicën e rasteve nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre). Kujdes me rrjetet sociale ( ka fëmijë të vegjël fare me llogari në këto platforma). Të dashur prindër jini të pranishëm kur fëmijët përdorin internetin dhe vendosni kufij të shëndetshëm kohorë për përdorimin e tij ( për arsye edukimi, hulumtimi, studimi).

2.Modeloni sjellje të mira

Edhe kur jeni të shqetësuar për zwnka apo sjellje të këqija të djemve tuaj, mos reagoni me agresivitet. Megjithëse mund t’i qortoni apo t’u jepni ndonjë dënim të rëndë ( p.sh të mos luajnë me lodrat e tyre të preferuara) fëmijët përsëri do t’i përsërisin të njwjtat gabime. Reagoni më qetësi, shpjegojuani me fjalë të thjeshta gabimin e tyre dhe ndihmojini të reflektojnë mbi gabimin dhe të pendohen.

3.Mësojuni mirësinë dhe ndjeshmërinë

Mbaj mend që më ka pëlqyer në shkollë të kisha shokw djemtë e mirë, ata që nuk të shkulnin flokët, nuk të hidhnin çantën në tokë dhe me të cilët kontrolloja përgjigjet e problemeve të matematikës, ato me disa kërkesa.  Ata qw  shoqëria jonë i quan  “çuna mami”.  Pse? Se janë të sjellshëm dhe të mirë. Mos kini frikë të rrisni ‘çuna mami”.

I bie që edhe Martin Luther Jr.të ketë qenë çun mami. Një çun mami që tronditi historinë njerëzore si askush tjetër, me butësi mirësi dhe logjikë të fortë duke udhëhequr demonstratën për të mbrojtur të drejtat e njerëzve.  Nëse doni t’u mësoni mirësinë dhe ndjeshmërinë, shpjegojuni rëndësinë e të ndarit të lodrave me shokët dhe të jenë të mirë e të kujdesshëm me kafshët.  Mund t’u tregoni histori me heronj të cilët kanë nxitur paqen dhe barazinë.  Vendos shembuj meshkujsh të mirë në jetën e djalit tënd, gjyshër, daja, xhaxhallarë dhe miq të tjerë. T’u mësosh djemve dhembshurinë dhe dashurinë, do t’u bëjë mirë atyre për gjithë jetën.

4.Inkurajoni djemtë që të shprehin emocionet e tyre

Nëse djemtë arrijnë të kuptojnë që kanë dhe një botë emocionale, do ta kenë më të lehtë të shprehen rreth saj. Nënat i ndihmojnë djemtë të flasin, kështu që kjo është edhe koha më e mirë për të filluar t’i mësojnë djemtë edhe që t’i shprehin ndjenjat e tyre. Nëse fëmija nervozohet dhe bërtet apo hedh diçka me nervozizëm në tokë, mësoje të thotë që është i mërzitur.

-Zemër je mërzitur ? Po ?

- Tunde kokën nëse je i mërzitur.

Kur fëmija mundet të komunikojë mirë – thuaji të flasë.

-Tregoji mamit që kjo gjë nuk të pëlqen apo që kjo gjë të mërzit.

Është një ushtrim përsëritës, po djemve më pas u bëhet shprehi.  Nëse djali juaj nuk ndihet gati të flasë me ju, përqafojeni dhe thojini që e doni dhe jeni gati ta dëgjoni kur të dojë ai. Djemtë kanë nevojë për figurën e femrës në jetën e tyre dhe mami është një figurë e shtrenjtë të cilën ai e beson dhe adhuron. Mos ua hiqni djemve tuaj këtë kënaqësi dhe nevojë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor