Aktualitet 23 Tetor 2020

Më në fund një vaksinë që funksionon! Lajmet e reja kundër COVID-19

Aktualitet

Vaksina që po zhvillohet në laboratorët e Universitetit të Oksfordit po funksionon në mënyrë perfekte dhe po jep rezultatet e dëshiruara. Mediat britanike citojnë deklaratat e shkencëtarëve që po mbikëqyrin fazën e tretë dhe vendimtare të testeve klinike të kësaj vaksinë, të cilët thanë se kjo vaksinë u ka krijuar imunitet të mjaftueshëm për të mbrojtur organizmin e njeriut nga infektimi me COVID-19.

Në dallim nga vaksinat e zakonshme që kanë si parim injektimin e varianteve të dobësuara të virusit ose sasi të pakta, produkti i zhvilluar në laboratorët e Oksfordit nxit reagimin e sistemit imunitar duke i injektuar sasi të mëdha të të njëjtës proteine që mbështjell COVID-19. Me këtë metodë, sipas shkencëtarëve e gënjen sistemin imunitar duke e mbajtur gjithë kohës aktiv, pasi vetëm në këtë mënyrë e neutralizon në kohë koronavirusin kur prek qelizat për të shmangur infektimin.

Vaksina e Oksfordit po zhvillohet në bashkëpunim me firmën farmaceutike Astra Zeneka.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor