Showbiz 23 Tetor 2020

Elia Zaharia dhe princ Leka zbulojnë emrin e vogëlushes së sapolindur, rastësi apo zgjedhje e menduar më parë?

Showbiz

Nuk është hera e parë që personazhe të njohura të showbizz-it shqiptar arrijnë të mbajnë fshehur nga publiku dhe mediet e ndryshme ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre, por nëse do të na duhej të zgjidhnim më diskretët, e sigurt që Elia Zaharia dhe Princ Leka "mbajnë" vendin e parë. Çifti mbretëror arriti të fshihte lajmin e pritjes së ëmbël deri pak javë më parë, derisa në shtypin rozë u zbulua gjithçka.

Dje u shpërnda menjëherë lajmi se ishin bekuar me një vajzë, e sigurisht që detaji i emrit na bëri të gjithëve kuriozë. Por nuk zgjati shumë dhe princ Leka lajmëroi me anë të një deklarate se aidhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Vajza që ka ardhur sot në jetë është pagëzuar me emrin Geraldina dhe kjo, jo rastësisht.

“Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30”, - ishte lajmërimi i Princit Leka në rrjetet sociale.

Sigurisht që emri na kujtoi gjyshen e tij të ndjerë, dhe rastësitë nuk janë të pakta.  Mbretëresha Geraldinë, është ndarë nga jeta pikërisht në këtë datë, 18 vjet më parë. Ajo vdiq në Tiranë në moshën 86-vjeçare, më 22 tetor 2002. Jo për rastësi, Elia Zaharia lindi edhe në spitalin që mban emrin e gjyshes së Lekës, Mbretëresha Geraldinë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor