Showbiz 21 Tetor 2020

Nga materniteti direkt e në festë, një super mama si Arbana i bën të gjitha

Showbiz

Sa herë që në Living kemi folur për daljet publike të Kate Middleton pas lindjes të 3 fëmijëve të saj, menjëherë kanë vërshuar komentet, pyetjet, por edhe dyshimet që si ia del mbanë të shfaqet para qindra gazetarëve e fotografëve vetëm pak orë pasi ka sjellë në jetë një qenie të re. Ndoshta sepse në psikozën tonë, përforcuar më shumë edhe nga rrëfenjat e gjysheve apo përjetimet e mamave, është krijuar përshtypje që një grua pas lindjes lëngon dhe nuk është "e aftë" për asgjë, por ja që neve femrat fshehim shumë forcë brenda vetes dhe i bëjmë të gjitha.

Ose të paktën Xhemi Shehu me postimin e saj të fundit na tregoi në dritën e diellit që Arbana ia del t'i bëjë të gjitha. Vetëm dy ditë më parë moderatorja e njohur u bë nënë e një djali, të cilin bashkë me partnerin vendosën ta pagëzojnë me emrin Diell. Ishte Eduarti ai që ndau lajmin i pari, vijuar më pas edhe nga një foto sa intime, edhe e ndjerë e Arbanës e cila falënderoi të gjithë për urimet dhe bekimet që i kishin bërë familjes së saj.

 

Qëndrimi në maternitet do të ishte çështje ditësh dhe Arbana i është rikthyer festave, ose më saktë shtëpisë së saj të ngrohtë që duket akoma më e bukur nga dekorimet dhe lulet e shumta që kanë mbuluar çdo cep të sajin. Arbana është shfaqur e lumtur në krahë të Xhemit, teksa mbajnë nga një arush të madh në dorë teksa pas tyre kanë shumë tullumbace në ngjyrat vjeshtake, stina e Diellit.

Më pas ajo ka ndarë disa copëza nga festa e mirëseardhjes dhe duket çdo gjë perfekte.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor