Pjata kryesore 21 Tetor 2020

Patate të mbushura me gjizë dhe salsiçe të freskëta

Pjata kryesore

Patatet janë edhe bukë, edhe gjellë, edhe një ide e shkëlqyer për darkën, ndaj përgatitini se do t'ju pëlqejnë.

Përbërësit për 6 persona: • 6 patate të mëdha • 3 salsiçe të freskëta ( nëse dëshironi mund t’i merrni pikante) • 3 luge vaj ulliri • 250 gr gjizë pa kripë • pak mozzarella • patate te grira ne rende • erëza sipas dëshirës.

Përgatitja: Ziejmë patatet me lëkurë, i hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit derisa të mbetet një shtresë e hollë. Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë gjizën. Më këtë përbërje mbushim patatet dhe sipër shtojmë pak mocarela te secila prej tyre. E vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor