Showbiz 21 Tetor 2020

Rudina Magjistari e ka marrë shumë seriozisht Covid-in, ja çfarë u ndalon kategorikisht të ftuarve

Showbiz

Në qoftë se një vit më parë Covid ishte thjesht një virus pak i njohur, një nga të shtumtët që qarkullojnë ndër popullata, sot ai ka gjunjëzuar botën, duke u shndërruar në realitetin dhe makthin e të gjithëve. Nëse më parë veprime bazike si përqafimi apo shtrëngimi i duarve ishin më se të zakonshme, sot mendohemi dy herë para se të marrim hapin e parë.

Por, nëse disa njerëz edhe i shkelin rregullat e distancimit fizik, Rudina Magjistari jo vetëm që i respekton me përpikmëri në përditshmëri, por edhe në ekran. Moderatorja Rudina Magjistari ka treguar se nuk bën shaka kur vjen puna tek Koronavirusi, madje ajo ka qortuar të ftuarën e saj, e cila i ka ofruar grushtin për t’u “rrokur”.

Fillimisht Magjistari i ka zgjatur grushtin dhe më pas i ka shpjeguar këngëtares Diona Fona, e cila ka mbetur pa fjalë qëndrimin e saj. “Diona Fona, e bëra një përjashtim vetëm për ty. Të preka. Të lutem shumë qëndro larg. Sepse në përgjithësi unë të ftuarit nuk i takoj. Preferoj të ruaj distancën,”-tha Rudina ditën e djeshme.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor