Pjata kryesore 19 Tetor 2020

Shije shqiptare, mish qengji me kumbulla shahine

Pjata kryesore

Përbërësit:
500 gr mish qengji
300 gr kumbulla shahine
500 gr qepë të njoma
1 tufë nenexhik
1 tufë kopër
150 ml verë e bardhë
50 gr oriz
kripë dhe piper

Përgatitja: Presim qepët, nenexhikun dhe koprën. Skuqim mishin në vaj ulliri me kripë dhe piper. E shuajmë me verë, shtojmë qepët, nenexhikun, koper , kumbullat dhe orizin. E hedhim në tavë, shtojmë 200 ml ujë, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim për 60 min në 180 gradë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor