Aktualitet 17 Tetor 2020

Një shtet tjetër europian në karantinë, vendimi drastik hyn në fuqi ditën e hënë

Aktualitet

Ditën e sotme Belgjika ka marrë vendimin drastik për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Ditën e sotme qeveria ka marrë vendimin se do mbyllen të gjitha baret dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore, për të parandaluar përhapjen e COVID -19 në vend.
Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka bërë të ditura këto masa, të cilat do të nisin së zbatuari nga dita e hënë.

“Javë pas jave, të prekurit janë duke u dyfishuar, është një rritje eksponenciale.”, - ka thënë De Croo në një konference për mediat. Kufizimet e reja përfshijnë edhe orën policore nga mesnata deri në 5 të mëngjesit.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor