Aktualitet 17 Tetor 2020

5 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 200 raste të reja

Aktualitet

Vijon të jetë i lartë numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se në 24 orët e fundit 5 persona kanë ndërruar jetë dhe 273 të tjerë janë infektuar me COVID-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor