Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
3 ditët e fundit në Shqipëri, rastet e të infektuarve me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm. Ditën e djeshme kishim 283 raste të reja dhe gjithashtu vdekjen e një 37-vjeçari nga Korça pa sëmundje shoqëruese.
Për këto arsye ndoshta mund të kemi rregulla të reja dhe nëse të infektuarit janë jashtë pritshmërive dhe një izolim të dytë.
Epidemiologu Artan Simaku, ka deklaruar se rritja e numrit të rasteve të infektuar me Covid-19, ka qenë e pritshme sidomos pas hapjes së shkollave, sepse kontaktet e afërta shtohen.
“Jemi në një situatë të pritshme, që para hapjes se shkollave ishte parashikuar, jo vetëm këtu që do ketë një rritje të numrit të rasteve, për shkak të shtimit të kontakteve. Ka një rritje të rasteve. kjo ishte e pritshme me hapjen e shkollave.”
“Ditët e fundit është rritur numri i personave të shtruar. Kriteri i vlerësimi është numri i personave që kanë nevojë për shtrim spitalor. Janë përgatitur edhe dy spitale Covid. Përveç atyre janë njoftuar edhe spitalet rajonale kanë potencial për të ofruar shërbimin e tyre
Ne masat i marrim sipas vlerësimit të situatës tek ne. Në shumë shtete të Evropës kanë filluar masat shtrënguese. Tek ne nuk bëhet fjalë për masa shtrënguese në fazën aktuale. Masa shtrënguese do të fillojnë kur të ezaurohen kapacitete spitalore. Aktualisht jemi në kapacitet 50% dhe nuk bëhet fjalë për masa shtrënguese në këtë situatë.”
“Stina e gripit është fundi nëntorit dhe marsi. Do të kemi bashkëqarkullim edhe me koronavirusin. Kjo do të sjellë një situatë më të rënduar e cila do të zgjasë deri në mars. Koronavirusi është një virus i ri dhe nuk e dimë se si do të sillet, kështu që deri në fund të dimrit do të bashkëjetojmë me koronavirusin. Ndërkohë për gripin ekziston vaksina dhe nga vaksinimi i gjithë popullatës por më shumë për grupet me risk do të lehtësohet ngarkesa e sëmundshmërisë”, u shpreh epidemiologu Simaku.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...