Shendeti 16 Tetor 2020

Këto janë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Shendeti

Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme. Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve. Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%.
Studimi u përditësua edhe në vitin 2013 dhe arriti në konkluzionin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve. Në këtë artikull do të mësoni për 10 ushqimet më të mira dhe të nevojshme për shëndetin e syve.

Peshku

Shumë lloje peshqish janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega-3. Megjithatë, peshqit më të pasur me këto acide yndyrore janë toni, salmoni, trofta, sardelet, skumbria Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve, sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.

Arrorët dhe bishtajoret

Arrorët janë gjithashtu të pasur me acide yndyrore omega-3. Sipas të dhënave arrorët përmbajnë edhe shumë vitaminë E që mbron sytë nga dëmet e vazhdueshme prej moshës. Konsumoni më shumë arra, shqeme, kikirikë dhe bishtajore si fasule, thjerëza etj.

Farat

Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega-3 dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës E. Zgjidhni farat chia, farat e linit për të mirëmbajtur shëndetin e syve.

Agrumet

Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve. Këshilloheni të konsumoni më shumë limonë, portokalle, qitro për të marrë sa më shumë vitaminë C.

Patatja e ëmbël
Ashtu si karrotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.

Panxhari

Panxhari është i pasur me zink, që luan një rol mirëmbajtës për shëndetin e syve. Sipas të dhënave zinku ndihmon në ruajtjen e shikimit pavarësisht moshës dhe parandalon formimin e perdes së syrit.

Vezët

Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin. Ato përmban zink, vitaminë C dhe E.

Uji

Uji është thelbësor për shëndetin e syve. Duhet të pini shumë ujë që të parandaloni hidratimin dhe përtharjen e syve.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor