Kafshët 4 Shkurt 2014

Peshku elektrik

Kafshët

Është i vetmi lloj peshku i cili arrin të prodhojë një rrymë elektrike të fortë për vetëmbrojtje dhe gjueti. Ai arrin të gjenerojë një rrymë deri në 650 volt. Në pamje ata duken si gjarpër dhe jetojnë deri në 15 vjet.

Këta peshq gjenden në lumin e Amazonës dhe lumin Orinoko në Amerikën jugore. Rryma elektrike që ata prodhojnë vjen nga një organ i cili ndodhet në bishtin e tyre.

Ata kanë në bishtin e tyre me qindra dhe mijëra disqe korrenti të cilat e ndihmojnë të prodhojë rrymën me voltazh të ulët dhe të lartë.

Kjo rrymë elektrike që ata prodhojnë mund të jetë vdekje prurëse për njerëzit dhe madje edhe për kuajt. Këta peshq mund të ecin edhe në rërë për distance të shkurtra gjithashtu notojnë në të dyja drejtimet, përpara-mbrapsht. Ata janë ndër të vetmet kafshë në botë që prodhojnë rrymë elektrike si bateritë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor