Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Osteoporoza e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave” është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Gjatë osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe më e thyeshme. Afërsisht 30% e të gjitha grave mbas menopauzës në Amerikë dhe Europë kanë osteoporozë. Mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës mund të ndihmojë personat e prekur ta mbajnë nën kontroll. Ndryshoni stilin e jetesës dhe shtoni ushqimet e mëposhtme në regjimin tuaj ushqimor:
Salmoni: Salmoni është i njohur përmbajtjen e acidit yndyror Omega-3 që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.
Spinaqi: Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A.
Qumështi: Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.
Vezët: Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...