Pjata kryesore 13 Tetor 2020

Mjaft e ziet, lulelakra në furrë është thjesht fantastike

Pjata kryesore

Në Living ju kemi folur vazhdimisht për vlerat ushqyese të lulelakrës, por ideja për ta gatuar në furrë me djathë Parmigiano na u duk shumë interesante dhe zgjodhëm ta ndajmë ju.

PËRBËRËSIT: 1 lulelakër, 50 g gjalpë, 50 g miell, 500 ml qumësht, 50 g Parmigiano, 100 g gouda, arrëmyshk dhe kripë.

PËRGATITJA: Ndajmë lulelakrën në boçe dhe e ziejmë 2-3 minuta. Në tigan skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht, shtojmë kripë dhe arrë myshkun, e ziejmë derisa të bëhet krem. Shtrojmë pak krem në tavë, shtojmë lulelakrën dhe djathin e prerë. Shtojmë pjesën tjetër të kremit ,pak arrë myshk dhe djathin parmiagiano. E vendosim në furrë të parangrohur dhe e pjekim me 200 gradë për 20 minuta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor