Keshilla bukurie 13 Tetor 2020

Hap pas hapi; Kjo është rutina e fytyrës që duhet të bëni çdo darkë

Keshilla bukurie

1-Pastrim i dyfishtë: Fillimisht për të pastruar tualetin përdorim pambuk dhe qumësht  dhe më pas me larësin tonë të përditshëm. Në këtë mënyrë do të pastrohen poret dhe fytyra në thellësi.

2-Skrabi: zgjidhni gjithnjë një skrab të butë për fytyrën tuaj në mënyrë që mos të acarohet. Ai shërben për të hequr qelizat e vdekura nga lëkura por dhe për të pastruar pikat e zeza.

3-Një maskë pastruese: skrabi por dhe maska pastruese nuk duhen bërë çdo ditë. Mjafton 2 ose 1 herë në javë! Maska pastruese ose ajome argjil ndihmojnë në përtharjen e akneve dhe pastrimin e fytyrës.

4-Toner: është shumë i rëndësishëm pasi ai ndihmon në balancimin e peashti të fytyrës tuaj pasi kemi përdorur larës dhe produktet e tjera. Mundësisht zgjidheni tonerin tuaj pa alkol që fytyra mos të thahet.

5-Maskë hidratuese: dhe këtë maskë nuk keni pse e vendosni çdp ditë. Mjafton një herë në javë, kur e ndjeni që fytyra juaj ka nevojë për më shumë hidratim dhe gjithashtu keni mbajtur tualetin pë një kohë të gjatë.

6-Serumi: është ai që depërton më në thellësi se të gjithë kremrat e tjerë, për këtë arsye është shumë i rëndësishëm sidomos pas moshash 25 vjeçare.

7-Kremi i syve: ka disa dermatologë të cilët thonë se përmbajtja e kremit të syve është e njëjtë me atë të fytyrës kështu që nuk është shumë i nevojshëm të blihet specifikisht për zonën e syve. Ajo që duhet të bëni me patjetër është që njërin ose tjetrin ta përdorni pasi parandalon rrudhat dhe ndihmon me rrathët e zinj.

8-Kremi i fytyrës: duhet të zgjidhni një krem që i përshtatet lëkurës tuaj. Nëse lëkura është me yndyrë kremi duhet të ketë një përmbajtje të hollë, nëse keni fytyrë të thatë ai duhet të jetë më i pasur dhe me konsistencë të plotë.

9: hapi u fundit por dhe më i rëndësishmi është kremi me faktor mbrojtës(SPF): Nëse doni që produktet e vendosura më parë të kenë funksion të mirë dhe të mos ju ngelin njolla nga rrezet përdorni gjithmonë SPF dhe në ditët me shi!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor