Pjata kryesore 10 Tetor 2020

Receta në 2 minuta - Kunguj me miell misri

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT: 4 vezë, 300 ml kos, 250 g miell misri, 100 ml vaj ulliri, 100 g djathë i bardhë,6 kunguj, kripë, piper dhe fryrës keku.

PËRGATITJA: Grijmë kungujt në fije me rende, rrahim vezët me kripë dhe piper. Shtojmë kosin dhe vajin e ullirit derisa të bëhen një masë. Shtojmë miellin e misrit dhe fryrësin, shtojmë kungujt dhe djathin. Lyejmë tavën me vaj ulliri dhe shtrojmë brumin, e pjekim në furrë të para ngrohur me temperaturë 180 gradë për 30-40 minuta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor