Pjata kryesore 9 Tetor 2020

Kulaç me hithra sipas recetës së gjyshes

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT: 250 g miell, 125 g kos, 20 ml vaj ulliri, 1 vezë, 1 lugë çaji me kripë, 1/2 lugë çaji me sodë buke, qepë të njoma, hithra, lulëkuqe, kopër dhe majdanoz.

PËRGATITJA: Në tas përziejmë miellin me sodën dhe kripën, rrahim vezën dhe e shtojmë te mielli së bashku me kosin. Formojmë brumin e kulaçit dhe e hapim me duar ose okllai dhe e shtrojmë në tavë. Në tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e njomë, shtojmë kripën dhe hithrat, shtojmë kopër, majdanoz, lulëkuqet dhe i kaurdisim derisa te ulin vëllimin. I ftohim pak dhe i shtrojmë vetëm te anët e petës, mesin e lënë bosh e presim me thikë në 8 pjesë dhe cepat i mbledhim anash si lule. Në mes vendosim copa brumi të mbushura qepët e njoma. E pjekim në furrë të para ngrohur me temperaturë 180 gradë për 30-40 minuta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor