Femijet 8 Tetor 2020

Lira Gjika u jep një shuplakë të fortë prindërve shqiptarë; Ky është gabimi që bëni gjithmonë pa e vënë re

Femijet

Shpesh bisedat midis të rriturve, ose dy partnerëve bëhen në sy të fëmijëve, me qëllim ose jo. Ky veprim sipas studimeve mund të lerë pasoja dhe tek fëmijët të

Shpesh bisedat midis të rriturve, ose dy partnerëve bëhen në sy të fëmijëve, me qëllim ose jo. Ky veprim sipas studimeve mund të lerë pasoja dhe tek fëmijët të çdo moshe!

Lira Gjika ka folur rreth kësaj teme dhe ka thënë:

Sjellja e prindit dhe ndjenja e fajit te fëmija

"Prindër! Fëmija, dashurinë tuaj e përfton nëpërmjet fjalëve, veprimeve dhe zërit tuaj, sidomos kur flisni me partnerin apo bashkëshortin tuaj. Fëmija juaj, nuk e sheh atë, që ju ndjeni dhe mendoni për të. Fëmija juaj sheh shprehjen e fytyrës tuaj, veprimin tuaj dhe dëgjon tonin e zërit tuaj, fjalët, që ju përdorni. Shpesh ju nuk i mbani mend fjalët, që keni përdorur, me çfarë toni i keni shprehur. Ju keni reaguar e folur, sipas ngarkesës tuaj emocionale, pa ju shkuar në mend, që fëmija juaj është aty, apo diku aty pranë, që dëgjon, shikon dhe ndjen në kulm të vëmendjes, që provokon pasiguria dhe frika. Fëmija kur shikon apo dëgjon një të rritur, të ngrysur e të nervozuar, mendon se është faji i tij, që ai, i rrituri sillet ashtu. Kjo mënyrë të menduari të fëmijës, që ai është fajtor, kur të rriturit pranë tij, duke filluar nga prindërit, grinden me njëri-tjetrin tashmë është vërtetuar nga studime afatgjata. Për këtë arsye prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm për sjelljen e tyre me fëmijën apo me të tjerët. Fëmija e ka të rriturin modelin dhe sigurinë e ekzistencës së tij.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor