Keshilla bukurie 27 Shtator 2020

3 këshilla nga Laura Xhaxhiu, për të pasur vetulla me pamje rinore, në çdo moshë

Keshilla bukurie

Ajo që duket bukur tek një person nuk duket domosdoshmërisht bukur tek një tjetër. Stilet e vetullave varen nga stili juaj i përgjithshëm: ngjyra e flokëve, prerja e flokëve, veshja, struktura e fytyrës dhe make-up.

Gjithashtu, ne të gjithë e dimë që ndërsa vitet kalojnë dhe ne plakemi, vetullat bëhen më të holla dhe më të pabarabarta dhe nganjëherë mbushen me qime të bardha dhe thinjen ashtu si dhe flokët.

Për fat të mirë, Face Yoga ofron ushtrime të veçanta dhe këshillat e duhura për t’i bërë vetullat tuaja të duken më rinore, të ngritura lart, pavarësisht moshës që keni.

Më poshtë, unë do t'ju tregoj një mënyrë shumë të thjeshtë për të përmirësuar vetullat tuaja, në mënyrë që të keni gjithmone vetulla të ngritura harkore dhe rinore.

SI T’I MODELONI VETULLAT?

Së pari: nëse nuk jeni i sigurt se si t’i jepni formën e duhur vetullave tuaja, është gjithmonë më mirë të pyesni një estetist ose profesionist të vetullave. Ata do t'ju mësojnë se si të rregulloni vetë zonën tuaj të vetullave me ndihmën e piskatores dhe gërshërës së vetullave.

Së dyti: BËNI KËTË USHTRIM TË FACE YOGËS PËR TË MBAJTUR TË NGRITURUR LART VETULLËN TUAJ. 1. Mbyllni sytë sa më fort të mundeni. 2. Mundohuni të ngrini të dy vetullat sa më shumë që të jetë e mundur. 3. Mbajeni këtë pozicion për disa sekonda dhe sigurohuni që të mos hapni sytë. 4. Përsëriteni këtë ushtrim 10 deri në 15 herë. 5. Bëni këtë ushtrim tri herë në ditë për rezultate maksimale.

Së treti: Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë mbani mend: Kur zgjidhni një ngjyrë për të lyer vetullat; zgjidhni një tonalitet më të lehtë se ose të njëjtën ngjyrë si vetullat tuaja natyrale. Përfundoni këtë praktike me një xhel vetullash, i cili do të vendosë çdo qime në vend e vet dhe do t'i japë vetullave tuaja një shkëlqim të bukur.

Nga: Laura Xhaxhiu 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor