Aktualitet 23 Shtator 2020

Numër i ulët viktimash, por sërish mbi 100 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit; publikohen shifrat

Aktualitet

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së krijuar nga pandemia e Koronavirusit në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 887 testime, nga të cilat 121 kanë rezultuar pozitive. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, kanë humbur jetën 3 persona; një 70-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ju informon se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19. Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike i përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor