Aktualitet 23 Shtator 2020

Qytetarët e Durrësit dhe Tiranës në panik, ja ku ishte epiqendra e tërmetit të sotëm?

Aktualitet

Mëngjesin e sotëm, Tirana dhe Durrësi ndjenë lëkundje tërmeti. Qytetarë në Durrës e Vorë shprehen se janë frikësuar shumë, duke kujtuar lëkundjet e forta të 26 shtatorit të vitit të shkuar. Me një thellësi prej 10 kilometrash nën sipërfaqjen e tokës, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 26 kilometra larg Tiranës dhe 12 kilometra larg Durrësit, arsye kjo pse qyteti bregdetar e ka ndjerë më shumë. Lëkundjet e shënuara rreth orës 05:30 të mëngjesit, janë pasuar nga një tjetër tërmet më i lehtë, më magnitudë 2.1 të shkallës Rihter. Me epiqendër 17 kilometra larg Tiranës dhe 14 kilometra larg Krujës, thellësia e tërmetit ka qenë 21 kilometra nën tokë.

Durrësi, Tirana dhe Kruja ishin qytetet më të prekura nga tërmeti shtatorin dhe nëntorin e shkuar. A mund të konsiderohen lëkundjet e fundit si paralajmërim për një tërmet po aq të fortë sa shtatori i kaluar? Ekspertët shprehen se nuk mund të dalin në konkluzione të tilla.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor