Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Në raportin e fundit të agjencisë së mjedisit në BE (EEA), thuhet se një në tetë vdekje në Evropë ka si shkak ndotjen.
Më tej në raport theksohet se faktorë të tillë si ajri dhe ndotja akustike, cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve, kanë kontribuar në13% të të gjitha vdekjeve.
Sipas raportit vendet më të varfëra dhe njerëzit në nevojë janë më të goditur nga ndotja.
Çfarë zbuloi raporti?
Raporti nga agjencia me bazë në Kopenhagen, zbuloi se një total prej 630,000 vdekjesh të parakohshme në BE u atribuohen faktorëve të mjedisit. 400,000 persona humbasin jetën çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, ndërkohë që 12,000 persona humbin jetën për shkak të ndotjes akustike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit shkakton vdekjen e miliona njerëzve nëpër botë çdo vit dhe përbën një të tretën e vdekjeve nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.
“Njerëzit e varfër janë të ekspozuar në mënyrë disproporcionale ndaj ndotjes së ajrit dhe motit ekstrem, duke përfshirë valët e nxehtësisë dhe të ftohtin ekstrem”.
Cilat vende preken më shumë?
Raporti i BE vuri në dukje “ndryshime të qarta” midis Evropës Lindore dhe Evropës Perëndimore.
“Barra e sëmundjes së mjedisit është përhapur në mënyrë të pabarabartë në të gjithë Evropën. Përqindja e vdekjeve që i atribuohen faktorëve të mjedisit varion nga 9% në Norvegji dhe Islandë në 23% në Shqipëri dhe 27% në Bosnje dhe Herzegovinë.”
Sa i përket vendeve anëtare në BE, vendi me vdekshmërinë më të lartë është Rumania, 19%. Vende të tjera të goditura rëndë përfshijnë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
“Evropa Lindore dhe Evropa Jug-Lindore janë më të varfra dhe më të ndotura se pjesa tjetër e Evropës, me grimca të emetuara nga djegia e karburantit të ngurtë për ngrohje banimi dhe gatim,” theksohej në raport.
Çfarë mund të bëhet?
Komisioni Evropian i ka dhënë jehonë kësaj pikëpamjeje se një ulje e trafikut rrugor – posaçërisht automjeteve me naftë – do të ishte e dobishme. Ai ka sugjeruar gjithashtu futjen e masave për të inkurajuar përdorimin më të madh të makinave elektrike.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...