Aktualitet 21 Shtator 2020

2 të vdekur dhe shumë të infektuar, ja cila është harta e shpërndarjes në 24 orët e fundit

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima dhe 150 raste me koronavirus.

DEKLARATA E PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton edhe njëherë të mos e ulni vigjilencën. Përhapja e virusit SARSCOV2 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin fizik me të tjerët, larjen ose dezinfektimin e duarve, vendosjen e maskes ose barrierës mbrojtëse. Këto veprime të thjeshta e kufizojnë përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85- vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor