Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, ku u shuan 51 jetë të humbura e mbi 3000 të lënduar, la pas edhe qindra familje në qiell të hapur, mes të cilëve edhe familjen Çekirri nga Ndroqi, të cilët panë se si u shkatërrohej banesa para syve. E prekur nga kjo histori, por edhe ajo e shumë familjeve të tjera, modelja e njohur Xhesika Berberi vendosi të mblidhte fonde për t'u ardhur në ndihmë dhe dje më në fund u ka dhuruar çelësat e shtëpisë së re.
Mes emocioneve dhe lotëve të gëzimit, modelja siguroi se nisma nuk do ndalet me kaq, por shumë shpejt do të nisin punimet edhe një banesë tjetër për të lumturuar një tjetër familje në nevojë.
“Ideja për të kontribuar në këtë ditë të vështirë për shqiptarët, lindi thjesht nga zemra. Më dhembi zemra kur e pashë se si në një mëngjes, kur një tërmet ra e u shkatërruan shumë shtëpi, shumë njerëz humbën jetën dhe e ndjeva të domosdoshme të jepja kontributin tim. Mendova të hapja një faqe në Go Fund. Nuk mund të lë pa falenderuar Adrola Dushin, e cila dha një mbështetje shumë të madhe këtu. Gjithashtu, edhe të gjithë njerëzit që kanë dhuruar sepse kjo ishte gjëja më e bukur. Nga të gjithë ne u mblodhën këto fonde dhe u bë e mundur ndërtimi i dy shtëpive. Është gjëja që më ka bërë më krenare deri tani, kam vendosur që të ndihmoj dhe një familje tjetër dhe do ndërtoj edhe një shtëpi tjetër”, tha ajo.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...