Aktualitet 20 Shtator 2020

Simptomat e ftohjes dhe simptomat e Covid-19; Si t’i dalloni nga njëra tjetra

Aktualitet

Simptomat e ftohjes janë:

Hundë e bllokuar dhe me sekrecione, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje e muskujve, kollë, teshtitje, presion në veshë dhe ndjenjë shtrëngimi në fytyrë, rritje e temperaturës trupore, humbje e shijes ose nuhatjes.

Shenjat për tu shqetësuar që mund të jetë koronavirus dhe jo ftohje:

Temperaturë e lartë, kollë e vazhdueshme e thatë. Ndryshim të papritur të shijes dhe humbje e nuhatjes.

Vetëm nëse përjeton qoftë edhe një nga këto simptoma si më lart, duhet të telefononi mjekun dhe të bëni testin e koronavirusit. Deri në daljen e rezultatit është mirë të izoloheni në shtëpi për të mos rrezikuar të tjerët.

Nëse keni vetëm ftohje, mund të vazhdoni me aktivitetet e përditshme, por duhet të tregoni kujdes të mos merrni mikrobe apo viruese të tjera pasi përhapen lehtësisht.

NHS në Britani ju këshillon të lani shpesh duart me sapun dhe ujë të ngrohtë. Përdorni pecetë të sterilizuar kur teshtini apo kur kolliteni, sigurohuni që ta keni hedhur në kosh të mbeturinave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor