Aktualitet 20 Shtator 2020

Universiteti “Oxford” zbulon skandalin në Britani; Vdekje të manipuluar dhe të kthyera në Koronavirus

Aktualitet

Shpesh kemi dëgjuar që gjatë kësaj pandemie ka patur raste vdekjesh për shkaqe natyrale dhe janë ngatërruar me Covid-19. Kanë qënë përgjithësisht thashetheme lart e poshtë por këtë herë është ndryshe.

Universiteti I Oxfordit në Angli ka bërë një sondazh nga I cili ka dalë se 30% e vdekjeve në verë nuk kanë ndodhur si pasojë e Covid-19 por për shkaqe të tjera , sëmundje të tjera ose aksidente.

Të dhënat publikohen ndërsa qeveria prezantoi rregullat e reja kufizuese, për të parandaluar përhapjen e Covid.  

“Shkalla e vërtetë e vdekjeve është e rëndësishme të dimë pasi na jep një ide të ndikimit të virusit. Padyshim që Covid kishte një ndikim masiv në Mars dhe Prill, por ne duhet ta dimë tani nëse sëmundja ka të njëjtat pasoja si më parë. Ndikimi tani duket të jetë duke u zvogëluar dhe, nëse është e vërtetë, gjë që duket për momentin pasi nuk ka të njëjtën shkallë fataliteti, atëherë kjo do të drejtojë vendimet për menaxhimin e rrezikut, prandaj është e rëndësishme të jepen të dhëna të sakta”, tha një nga ekspertët e studimit Jason Oke.

 

Shifrat e zbuluara në ‘The Telegraph’ deklarojnë se afërsisht një në 13 persona për të cilët thuhej se kishin vdekur nga koronavirusi gjatë gjithë pandemisë nuk e humbën jetën nga Covid.

Kjo do të thotë që 7.8% (3.877) e atyre që renditen si vdekje nga Covid-19 nga qeveria, nuk vdiqën nga sëmundja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor