Aktualitet 19 Shtator 2020

Tirana dhe Durrësi lëkunden sërish nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Aktualitet

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e djeshme në vendin tonë duke rikthyer frikën tek qytetarët. Sipas EMSC, epiqendra ka qenë 19 km nga Durrësi dhe 31 km nga Tirana dhe është ndjerë në orën 20:30. Po kështu nga EMSC raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter, por nga të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raportohet për 3.1 të shkallës Rihter.

Kujtojmë se 3 ditë më parë një tërmet 3.1 i shkallë Rihter goditi Lezhën, duke ngjallur jo pak frikë.Sipas ekspertëve, lëkundjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit do të vazhdojnë të ndjehen për disa muaj, ndaj nuk ka vend për panik.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor