Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
E dini kush i ka shpikur sytjenat e para ? Ka qenë Mary Phelps Jacobs në vitin 1912 duke përdorur dy shami prej stofe dhe një lidhëse ngjyrë rozë. Ishte viti 1912 dhe Mary Phelps Jacobs, pinjolle e një familjeje në New York, duhet të merrte pjesë në ballon e prezantimi para shoqërisë së lartë. Në atë kohë gratë ende ishin të detyruara të vishnin korsetë e ngushta, që të shtrydhnin bustin, me shufra metalike që hollonin belin dhe ngrinin gjoksin.
Polly kishte vendosur të vishte një fustan me një dekolte të rëndësishme që nuk lejontë veshjen e bustit, por as ndërrimin e fustanit. Kështu, duke mos pasur zgjidhje tjetër, i kërkoi shërbëtores dy shami prej stofe dhe një lidhëse rozë, duke krijuar kështu sytjenat e para. Në vitin 1914 ajo vendosi të patentonte shpikjen e saj, por në fakt prodhimi i parë komercial i sytjenave erdhi shumë më vonë, në vitin 1930.
Mary u mundua të komercializonte sa më shumë shpikjen e saj, por dështoi. Kështu që ajo shiti shpikjen e saj te Ëarner Brothers Corset Company për vetëm 1500 dollarë. Ndërmarrja kishte nuhatur mundësinë për të pasur fitime stratosferike, falë asaj shpikje origjinale. Një nuhatje që në fund rezultoi shumë e suksesshme.
Për vite me radhë, sytjenat kanë qenë një simbol i lirisë personale: si fillim si një mënyrë për t’u çliruar nga veshjte e ngushta që të merrnin frymën, më pas të djegura, si simbol i luftës kundër patriarkatit dhe maskilizmit. Sot sytjenat janë njëkohësisht aksesori më i dashur dhe më i urryer: disa mendojnë që është komod, disa duan ta zhdukin sepse ndihem më të qeta pa të.
Sot ka qindra lloje të ndryshme sytjenash: me pjesë metalike, sportive, me organcë, me qëndisje e shumë materiale të tjera. Tashmë ato janë pjesë e jetës tonë, sikurse aksesorët e tjerë: këpucët, çantat, bizhuteritë. E doni apo nuk e doni si aksesor, e rëndësishme është që ato janë ishte nismëtare të çlirimit të grave nga shufrat dhe shtrydhja e trupit.
Zhaklin Lekatari
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...