Marredhenia ne çift 17 Shtator 2020

3 shenjat që tregojnë se jeni alergjikë ndaj marrëdhënieve seksuale

Marredhenia ne çift

Po po, alergjia ndaj seksit ekziston!

Edhe pse e rrallë, është e mundur të keni një reaksion alergjik pas seksit me një partner mashkull për shkak të alergjisë së spermës. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Seksuale, kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë tek femrat që kanë një partner mashkull dhe mund të diagnostikohet gabimisht si vaginit, një infeksion, ose një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Emri teknik është mbindjeshmëri e plazmës seminale, dhe në fakt është një reagim ndaj proteinave në plazmën seminale, lëngu kompleks në spermë që mbart spermatozoidin. Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, këshillohuni me mjekun tuaj për të përjashtuar shkaqet e tjera të mundshme.

Ju ndjeni djegien

Një alergji nga sperma mund të shfaqet menjëherë pasi keni kryer marrëdhënie, ju mund të keni djegie, skuqje, ënjtje dhe flluska në vaginë tuaj.

Keni kruajtje

Mendimi juaj i parë ndoshta do të ishte një infeksion. Në fund të fundit, sipas Zyrës së Shëndetit të Grave, rreth 75 përqind e grave kanë të paktën një  infeksion në jetën e tyre, duke e bërë atë shumë më të zakonshme se një alergji nga sperma.

Ju keni simptoma vetëm kur bëni seks të pambrojtur

Nëse jeni alergjik ndaj lateksit, simptomat tuaja do të shfaqen vetëm nëse partneri juaj po përdor prezervativ.Por në të kundërt nëse keni të njëjtat simptoma dhe kur kryeni marrëdhënie pa mbrojtje kjo do të thotë që alergjia ju vjen nga sperma.  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor