Femijet 16 Shtator 2020

Gjyshër “hapni rrugën”; Fëmijët duhet t’i rrisin prindërit, ja çfarë thotë mjekja pediatre Lira Gjika

Femijet

“Kjo është gjëja më e keqe që ne bëjmë, prandaj jemi gjysmë pa edukatë.  Ajo që ne kemi problem është se gjyshja thotë se unë e kam mjaltin e mjaltit, kjo shprehje që mirë është të hiqet nga fjalori se ngatërron shumë gjëra është shprehje jo e saktë.  Gjyshet vërtet janë të mira dhe të domosdoshme , në raport më fëmijën janë gjithmonë më të qeta dhe më të duruara ndërsa raporti me nënën gjithmonë duhet fuqizuar. Është një konflikt i cili akoma nuk është zgjidhur te ne që nëna është e para  dhe fëmija e do gjyshen. E para fëmija nuk di të dojë po mëson të dojë , fëmija i ka sytë nga nëna dhe babai po  ndërhynë këta të tjerët dhe të jenë pozitivë fuqizojnë lidhjen nënë fëmijë. Është e domosdoshme që të fuqizohet kjo lidhje pasi aty ndërtohet besimi dhe siguria.  Gjyshi dhe gjyshërit duhet të dinë vendin e tyre, të ruajnë radhën dhe të len prindërit të rrisin fëmijët”, thotë  mjekja pediatre.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, pediatrja dhe mjekja Lira Gjika ka thënë fjalët e mësipërme përsa i përket marrëdhënies midis gjyshërve dhe fëmijëve.

Kjo është një temë shumë e përfolur sidomos në vendin tonë ku shumicën e rasteve janë gjyshërit ato që kujdesen për nipërit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor