Showbiz 15 Shtator 2020

E uruan për ditëlindje; Fotoja qesharake që Kate dhe William postuan për Harryn po bën xhiron e internetit

Showbiz

KATE, Dukesha e Kembrixhit dhe Princi William i kanë uruar ditëlindjen e 36 Princin Harry me një fotografi gjatë një eventi që kanë qënë të ftuar - por disa përdorues të mediave sociale kanë kritikuar foton e zgjedhur për të shoqëruar mesazhin e tyre.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit në Twitter dërguan një mesazh të shkurtër për të gjashtën në fronin mbretëror: "Duke i uruar një ditëlindje shumë të lumtur Princit Harry sot!"

Ky mesazh u shoqërua me një fotografi që tregon Kate, William dhe Harry duke vrapuar në pistën e Parkun Olimpik të Londrës.

Një përdorues i Twitter, Kristin shkruajti: " Po më pëlqen fakti që n uk e kanë futur Meghan në foto”

Disa komente të tjera ishin:

“Normale që Harry është duke vrapuar, për tu larguar nga William dhe Kate”

“Mjaft u munduat ta izoloni, ai po ikën me vrap!”

A ishte kjo nj zgjedhje e qëllimshme për shkak të situatës që po kalon familja mbretërore apo e rastësishme? Kjo mbetet për tu parë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor